Presidenti Demi në humor: Nuk ka ndodhur asgjë. Lerda ishte mirë

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ishte në humor pas ndeshjes së sotme mes skuadrës së tij dhe Karabakut që u mbyll pa gola. Fakti se ekipi nuk pësoi gol ndaj një ekipi të fortë duket i ka dhënë optimizëm të kuqve, pasi edhe numri 1 i ekipit kryeqytetas kujton pikërisht një tjetër ndeshje në Ligën e Kampioneve ku ekipi i tij nuk ishte favorit në traversë.

“Ishte ndeshje e bukur, ata janë ekip i fortë. Ne i patëm rastet tona, rezultati është i mirë. Rritemi në koeficient tani.

Kualifikimi Loja e hapur është, nuk ka ndodhur ndonjë gjë. E mbani mend Ferencvaroshin, na bënë edhe gol këtu.

Lerda? Ka kohë për të thënë për të, mirë ishte, mirë”, tha duke qeshur presidenti i Partizanit. /vipsport.al/