Prenga dhe surpriza e Superiores në formë, gati të takojnë Partizanin në Champions

Nëse Partizani kalon turin në Ligën e Kampioneve përballë Karavak, mund të ndeshet më tej në turne me emra të njohur për futbollin shqiptar. Shorti vë të kuqtë përballë me fituesin e çiftit Dundalk-Riga dhe skuadra letoneze ka marrë një sot një barazim shumë të vlefshëm pa gola në transfertë me dy elementë që njihen mirë në Shqipëri në përbërjen e saj.

I pari është Herdi Prenga, mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili prej disa muajsh aktivizohet me letonezët rregullisht. I dyti është Roxher, braziliani i cili ishte një nga surprizat e këtij sezoni që u mbyll në Kategorinë Superiore. Futbollisti i Kukësit u huazua dhe shkëlqeu me Kastriotin, ndërsa në fund nuk gjeti akordin për të vazhduar marrëveshjen me verilindorët. Ai firmosi me Riga FC dhe klubi menjëherë i ka besuar një vend në formacion në ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampioneve që u luajt sot në Irlandë.

Prenga luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Roxher u zëvendësua në minutën e 78 të saj. Pritet që të dy futbollistët të jenë titullarë edhe në ndeshjen e kthimit në fushën e tyre ku do të kërkojnë një kualifikim historik me klubin i cili ka vetëm 4 vite ekzistencë por ka arritur shumë shpejt të bëhet më i miri në Letoni. /vipsport.al/