Premtimi i Marotës pas takimit: Konte do ketë së shpejti ekipin që do

Interi nuk i ka nisur edhe aq mirë përgatitjet për sezonin e ri, me përjashtimin e dyshes Ikardi-Naingolan, por edhe me mungesën e plotë të sulmuesve e ndërhyrjeve të rëndësishme në merkato që priste Antonio Konte. Për këtë arsye, sot në Kinë është zhvilluar një takim mes drejtuesve më të lartë zikaltër, për të përcaktuar politikat e klubit në këtë drejtim dhe caktuar buxhetin që duhet shpenzuar e për cilët emra.

Presidenti Stiven Zhang, administratori Marota, drejtori sportiv Ausilio por edhe Antonello dhe Oriali ishin të pranishëm në këtë mbledhje ku duket se më në fund është arritur në konkluzionin që pret Konte për ndërhyrjet në ekip.

“Ky ishte një takim i frytshëm, në të cilin doli në pah edhe një herë se klubi dhe trajneri Konte janë në sintoni të plotë. Së shpejt do të ketë ekipin e vërtetë të kompletuar për të punuar mbi detajet siç dëshiron dhe di të bëjë”, tha Marota për ANSA duke lëshuar kështu një sinjal të qartë se tanimë Interi do të ndërhynte fuqimisht në merkato për të plotësuar dëshirat e trajnerit. /vipsport.al/