“Polici” grek mban pezull Luftëtarin, të mërkurën jep përgjigjen por nuk e bind asgjë

Klubi i Luftëtarit vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri për sezonin e ri, por sinjalet që vijnë nga Greqia tregojnë se emri që kanë pikëtuar ata si alternativë më të mundshme, Ilias Fyntanis, nuk duket se ka prirje për të pranuar ofertën, edhe pse u ka dhënë të mërkurën si datën kur do të komunikojë vendimin e tij.

Gjirokastritët i kanë bërë ofertë Fyntanis që të vijë të marrë drejtimin e ekipit në Shqipëri, por sipas mediave greke, atë praktikisht nuk e bind asgjë nga ato që i kanë vënë përpara. Ish-polici grek, prej 10 vitesh trajner në kategori të ndryshme në Greqi, nuk është i bindur as nga parametrat e ofertës financiare që i është bërë e as nga projekti sportiv, sidomos kur ka mësuar se skuadra duhet bërë nga e para pasi i janë larguar thuajse të gjithë lojtarët.

Në këto rrethana, në Gjirokastër nuk janë shumë optimistë se do të marrin një përgjigje pozitive të mërkurën dhe pritet që shumë shpejt të rinisin nga e para kërkimet për trajnerin e ri, duke vazhduar të fokusohen gjithmonë nga tregu grek. /vipsport.al/