Pogradeci zyrtarizon dy rikthime, mesfushori dhe sulmuesi debutojnë në miqësore!

Pogradeci për sezonin e ardhshëm synon që të ketë një ekip me pretendime në Grupin B të Kategorisë së Parë. Nga sa bëhet e ditur, pritet që në radhët e skuadrës “liqenore” të ketë mjaft prurje këtë verë, pasi drejtuesit janë në negociata me lojtarë cilësorë.

Ildi Shyti dhe Albi Çekiçi janë rikthyer e madje kanë debutuar edhe në miqësoren që skuadra liqenore ka zhvilluar ndaj Vushtrrisë së Kosovës. Por edhe Sadik Çela që vjen nga radhët e Bylisit ku ka kontratë afatgjatë. Drejtuesit kanë në planet e tyre edhe 2-3 lojtarë cilësorë.

Në javën e ardhshëm, pritet që skuadra e trajnerit Fetollari të zhvillojë edhe dy miqësore të tjera me skuadra të Kategorisë së Parë apo dhe të Superiores.

E.S./Vipsport.al/