Pogradeci në “aksion”, pas rikthimeve të titullarëve, synon bomberin dhe një portier

Pogradeci ka nisur stërvitjen dhe duket e drejtuesit kanë si synim që të ndërtojnë një ekip pretendent serioz për të synuar Superioren në sezonin e ardhshëm. Liçkollari e Shyti do të jenë pjesë e skuadrës, ashtu sikurse kanë mbetur edhe tërë titullarët e sezonit të shkuar.

Statura e skuadrës është ruajtur, ndërsa duhet theksuar se te Pogradeci priten afrime cilësore. Madje një goditje në merkaton e kësaj vere pritet që të jetë ajo e sulmuesit të mirënjohur në Kategorinë e Parë, Albi Çekiçi, i cili pas eksperiencës me Besën, me shumë gjasa mund të rikthehet në vendlindje.

Në Pogradec do të afrojnë edhe një portier, ndërsa pritet që skuadra e sezonit të ardhshëm të jetë shumë e fortë dhe solide.

E.S./Vipsport.al/