Po stërvitet me ekipin e parë të Sasuolos, për talentin Kolaj ka oferta nga Serie B

Në skuadrën e të rinjve të Sasuolos militon edhe sulmuesi anësor i talentuar shqiptar, Aristidi Kolaj. Futbollisti është pjesë e skuadrës Primavera të Sasuolos, megjithatë paraqitjet e mira me të rinjtë, bënë që 20-vjeçari të grumbullohej në fazën përgatitore me ekipin e parë nga trajneri i Sasuolos, Roberto De Zerbi.

Në këtë mënyrë, Kolaj ka fituar vëmendjen e disa klubeve në Serinë B, teksa këtë sezon mund të ndryshojë ambient, kjo edhe për të fituar eksperiencë dhe për t’u aktivizuar në ekipin e parë. Për Kolajn, së fundmi ka shprehur interes skuadra e Pizës.

Klubi i Pizës, sapo është kthyer në Serinë B dhe e mendon Kolajn si përforcimin e duhur për të rritur nivelin e skuadrës. Kështu, klubi duket i vendosur për të transferuar futbollistin shqiptar dhe do të intensifikojë bisedimet me Sasuolon. Ndërkaq, Aristidi Kolaj është pjesë edhe Shpresave të Shqipërisë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/