Pjaniç i bindur për të ardhmen: Jam gati për çdo formacion, me Alegrin jemi shumë miq

Largimi i Algerit nga Juventusi, u duk se mund të pasohej edhe me largimin e disa futbollistëve, por jo vetëm që nuk ndodhi, por u afruan edhe shumë të tjerë. Një nga emrat më të lakuar për t’u larguar nga Juventusi, ishte Miralem Pjaniç i cili kërkohej me ngulm nga Reali dhe jo vetëm.

Në drejtim të mesfushorit kishte shumë oferta e megjithatë, drejtuesit e klubit nuk ishin të bindur për ta shitur. Sakaq, nga Singapori ka folur vetë Pjaniç i cili pranon se nuk ka menduar ndonjëherë të largohet nga Torino, duke pranuar se dëshira e tij është që të qëndrojë.

“Në futboll, roli im është shumë i rëndësishëm dhe më pëlqen shumë. Dua të luaj 150 topa në ndeshje, por nuk e kam problem edhe nëse luaj 120 të tillë. Gjëja më e rëndësishme është që të ndihmoj shokët dhe të kërkojmë të ecim para.

Kam lexuar gjithçka në lidhje me një largim timin dhe kam qeshur së bashku me Alegrin. Me të, kam një lidhje dhe miqësi shumë të ngushtë dhe jam i lumtur që kam pasur mundësi të luaj te Juventusi me të. Kurrë nuk e kam menduar që të largohem nga këtu, për të shkuar diku tjetër”, u shpreh Pjaniç. /Erjon Allaraj-VipSport.al/