Përgatitjet fillojnë mirë, Uzuni gjen golin ndaj nënkampionëve të Belgjikës

Myrto Uzuni ka hyrë shumë shpejt në ritmin e duhur të sezonit, pasi sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, po paraqitet mjaft mirë në ndeshjet që Lokomotiv Zagreb po zhvillon në fazën përgatitore në Holandë. Sulmuesi shqiptar është titullar i padiskutueshëm te kroatët, ndërsa tani ka filluar edhe të shënojë rregullisht me ta në miqësore, si sot kur realizoi ndaj Klub Bryzh, nënkampiones të Belgjikës.

Pak ditë më parë, ai kishte shënuar në miqësoren ndaj skuadrës rajonale të Zeland, të dominuar 7-1 nga eklpi i Lokomotiv, ndërsa nuk kishte qenë vendimtar në humbjen 3-0 ndaj NAK Breda. Sot, për futbollistin erdhi një tjetër gol i rëndëishëm, që konfirmon edhe rolin që ka marrë tashmë Uzuni në radhët e këtij klubi.

Në ndeshjen kundër Klub Bryzh, ai arriti të barazonte shifrat në 1-1, rezultati përfundimtar i duelit, falë një penalltie në minutën e fundit të pjesës së parë. Fakti që Uzunit tashmë i besohet edhe gjuajtja e penalltive, tregon edhe një herë se sa vlerësohet lojtari brenda grupit të skuadrës e cila synon që në këtë edicion të arrijë të rikthehet në nivelet e kërkuara për të siguruar pjesëmarrjen në Europë. /vipsport.al/