Për Laçin s’mjafton vetëm pjesëmarrja, Europa dhe talentet janë strategjia e klubit

Laçi po bëhet gati për Europën, ku ashtu si një vit më parë synon mrekullinë edhe ndaj Hapoel Bershevas, një kundërshtari frikshëm dhe shumë i fortë, por jo i pakalueshëm. Largimet e Jon Mersinajt dhe Enis Çokajt, natyrisht ë krijuan boshllëk, e po ashtu edhe largimi i Toros.

Por, në laç janë mësuar me llogari dhe bën lëvizje të zgjuara, duke menduar, jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen e sidomos marketingun.

Afrimi i mesfushorit të Kombëtares së 21-vjeçarëve të Shqipërisë, Julian Shehu, po pasohet me rinovimet e elementëve të rëndësishëm në skuadër, pavarësisht moshës së tyre ende të re.

Regi Lushkja dhe Redon Xhixha kanë vendosur të vijojnë me bardhezinjtë edhe për dy edicione të tjera, duke bërë që Laçi të ruajë boshtin e skuadrës, e cila sheh momentalisht vetëm 3 futbollistë të ashtuquajtur veteranë. ndërkohë që së fundmi është afruar edhe 31-vjeçari Aleksandër Ignjatoviç, që pritet të përforcojë më shumë repartin e prapavijës.

Ndriçim Shtubina, pavarësisht 32 viteve mbi supe mbetet një vlerë e shtuar e këtij grupi, dhe pritet që të udhëheqë skuadrën në Europë dhe jo vetëm…!  Për Laçin, Europa nuk është vetëm një ëndërr dhe nuk mjafton vetëm pjesëmarrja, por tashmë është bërë një traditë…!

E.S./Vipsport.al/