Partizani, tani gjen Liridon Latifin në Europa Ligë

Një paraqitje e mirë me shumë ndryshime që ka pësuar skuadra e Partizanit në një periudhë për afro 1 muaj, e megjithatë të kuqtë humbën 2-0. Partizani nuk ka pasur as fat duke humbur edhe raste, e megjithatë të kuqtë janë eliminuar.

Tashmë Partizani duhet që të mendojë për Europa Ligën, ndërsa kundërshtari i të kuqve do të jetë skuadra e njohur moldave, Sherif Tiraspol. Në radhët e moldavëve luan edhe mesfushori me tipare sulmuese që ka spikatur te Skënderbeu dhe është pjesë e përfaqësueses sonë kuqezi.

Tashmë Partizani ka si synim që të luajë sa më gjatë në Europa Ligë, ndërsa skuadra pritet që të jetë më kompakte…

E.S./Vipsport.al/