Partizani përgatitet për Tiraspolin, klubi i kuq zyrtarizon axhendën

Partizani nuk ia doli të kualifikohej për në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, teksa pavarësisht një paraqitje të mirë, u eliminuan përballë kampionëve të Azerbaxhanit, Karabak. Megjithatë, të kuqtë mund të ngushëllohen me faktin se ende nuk e kanë përfunduar aventurën europiane.

Partizani do të vazhdojë të përfaqësohet në Kupat e Europës, ndërsa do të marrë pjesë në turin e dytë të Europa League. Kampionët e Shqipërisë do të përballen më datë 25 korrik me skuadrën nga Moldavia, Sherif Tiraspol.

Ndërkohë, pjesë e këtij ekipi është edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Liridon Latifi. Latifi u transferua këtë merkato te skuadra moldave, teksa deri në këto momente ka shënuar edhe një gol me Tiraspolin në Europë. Ndërkaq, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Facebook, klubi i kuq ka njoftuar se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Selman Stermasi’, në orën 17:30.