Partizani me 6 (+2) sulmues, UEFA publikon listën për ndeshjet me Sherif Tiraspol

Skuadra e Partizanit përgatitet që këtë javë të fillojë rrugëtimin e saj në Ligën e Europës, pasi mbylli atë në Ligën e Kampioneve falë eliminimit nga Karabak. Të kuqtë kanë nisur punën që në fundjavë, ndërsa dë të përballin këtë duel të dyfishtë me ekipin moldav me të njëjtin grup futbollistësh që kishin në dispozicion për sfidat me zerot.

UEFA ka zyrtarizuar sot listën e skuadrës për turin e dytë të Ligës së Europës dhe bie në sy se nuk ka pasur asnjë ndryshim në grupin e futbollistëve që është dorëzuar në zyrat e ndërkombëtarëve nga të kuqtë. Partizani ka 23 futbollistë në listë e përsëri emrat në prapavijë janë ato që shqetësojnë pasi në teori janë vetëm 4 të tillë, ata të cilët kanë luajtur titullarë në ndeshjet ndaj Karabak.

Sa i përket Trashit, ai rreshtohet mes mesfushorëve, një repart i mbipopulluar me alternativa të shumta për ekipin kryeqytetas. Ndërkohë, ka alternativa për trajnerin Lerda edhe në sulm, me 6 emra në repartin e avancuar, sidomos pas këtyre dy javëve intensive ku ai ka pasur në përbërje të gjithë futbollistët që janë afruar së fundmi nga klubi në tentativën për të përforcuar fazën sulmuese. Sipas listës së dorëzuar në UEFA, rezulton se Partizani ka 6 sulmues: Çinari, Solomon, Kardoso, Ekuban, Mensah dhe Braun, ndërsa Asani dhe Bardhi rreshtohen si mesfushorë. /vipsport.al/

LISTA
Portierë:
Hoxha, Xhika, Teqja
Mbrojtës: Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj
Mesfushorë: Broja, Romero, Asani, Bardhi, Telushi, Trashi, Mala, Kordeiro, Kodra, Kote
Sulmues: Çinari, Solomon, Kardoso, Ekuban, Mensah, Braun.