Parashikimi i Memushajt: Ky do të jetë ndër kampionatet më të vështirë të dekadës

Ledian Memushaj është i bindur se këtë vit, kush del nga Seria B, do të ketë një nga ekipet më të gatshëm për të përballuar elitën e futbollit italian në edicionin pasardhës. Në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, mesfushori i Peskarës dhe përfaqësueses shqiptare, tregon arsyet se pse e sheh kampionatin që do të fillojë si shumë më të veçantë nga të tjerët.

“Kampionati i ardhshëm do të jetë një prej më të vështirëve në dekadën e fundit. Thuhej se Seria B ishte e gjatë dhe e lodhshme, tani ka më pak skuadra, është më pak e gjatë por mbetet e lodhshme, çdo ndeshje është një betejë. Tre skuadrat e rëna nga kategoria, që në kushte normale janë gjithsesi favorite, më duken shumë më luftarake se zakonisht, sidomos Empoli që ka marrë një shifër rekord edhe pse ka rënë.

Benevento, Kremoneze dhe Salernitana po ndërtojnë grup të rëndësishëm, të gjithë të tjerët po përforcohen dhe ato që kanë ardhur nga Seria C do të jenë në lartësinë e situatës. Ne duhet të mbajmë këmbët mirë në tokë, më parë të sigurojmë mbijetesën e pastaj të shohim objektivat e tjerë. Idealja do të mishjet ta nisnim mirë, si vitin e kaluar. Nëse do t’ia arrijmë, do të jetë gjithçka më e lehtë. Ku do të arrijmë? Nuk e di, do ta mësojmë rrugës”, ishte parashikimi i mesfushorit. /vipsport.al/