Para një muaj u zyrtarizua, mesfushori kryeqytetas largohet nga Llapi për te… Luftëtari!

Afro një muaj më parë u bë pjesë e skuadrës së Llapit, e madje drejtuesit e kësaj skuadra e prezantuan edhe si një afrim cilësor. Por. Klodian Nuri, mesfushori ofensiv nga kryeqyteti që sezonin e shkuar e pati mbyllur me Elbasanin duket se nuk e ka shtyrë gjatë në Kosovë.

Klubi i Llapit pak më parë ka bërë edhe zyrtarizimin e shkëputjes së marrëdhënies me konsensus për nurin, ndërsa bëhet e ditur se mesfushori kërkon që të luajë në një ekip të Superiores në Shqipëri.

Me shumë gjasa mund të luajë në Gjirokastër, por ka pasur edhe oferta nga Kategoria e Parë.

E.S./Vipsport.al/