Pak javë më parë u bën pjesë e Teutës, Erzeni i ka në plane dy titullarët!

Erzeni po tregohet mjaft aktiv në merkaton e verës duke synuar që të ngjitet në elitë në sezonin e ardhshëm, ndonëse konkurrenca është e madhe në Grupin A të Kategorisë së Parë. Shijakasit në vitet e fundit kanë qenë një nga ekipet me pretendime në Kategorinë e Parë, por pa mundur që të ngjiten në elitë.

Nga Erzeni u larguan pak javë më parë, Xhonatan Lajthia si dhe Orjan Xhemalaj. Të dy lojtarët u bën pjesë e Teutës, madje durrsakët i bën pjesë të listës edhe në grumbullimin e Banskos në Bullgari apo dhe në Kupat e Europës.

Por, shijakaset shpresojnë ende, madje do të negociojnë edhe me drejtuesit e Teutës që si Xhemalajn ashtu edhe Lajthian t’i kenë në gjirin e  tyre në sezonin e ardhshëm duke qenë se janë dy lojtarë që njohin ambientin, por edhe do t’i bënin shumë punë në synimin ë kanë për të kapur Superioren.

E.S./Vipsport.al/