Pa ekip dhe i vetëm, Samanta i vë vulën: Jam ndarë me Panuçin

Kristian Panuçi nuk është vetëm në kërkim të një ekipi për të vazhduar karrierën e tij. Ish-trajnerit të përfaqësueses shqiptare nuk po i shkon asgjë siç duhet dhe tani është ndarë edhe nga partnerja e tij, Samanta Tonji, me të cilën deri disa muaj më parë po bënte plane për t’u martuar.

Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet si në aspektin sportiv, ashtu edhe në jetën personale për Panuçin që nga marsi i këtij viti kur u shkarkua nga drejtimi i përfaqësueses shqiptare si një dështim absolut. Trajneri u kthye të jetonte atë që e ka cilësuar vetë si romancën më të rëndësishme të jetës së tij, por me sa duket edhe aty nuk ka qenë në gjendje të administrojë situatat e përditshme.

Prej disa javësh përflitej sie ai dhe balerina Samanta Tonji me të cilën ishte njohur në një emision sportiv,  ishin ndarë dhe sot ajo ka konfirmuar gjithçka për mediat italiane. “Po, është e vërtetë, nuk jemi më bashkë dhe është diçka për të cilën nuk dua të flas më shumë”, theksoi ajo, duke i vënë vulën vitit të tmerrshëm të Panuçit. /vipsport.al/