Nuk ka paqe me Nejmar, trajneri i PSG merr vendimin për brazilianin

Duket si një rrugë pa krye bashkëpunimi mes Nejmar dhe klubit të PSG. Braziliani pas deklaratave të fundit ku shprehej se është penduar për largimin nga Barcelona dhe se kërkon të rikthehet sërish në Katalonjë, ka prishur çdo marrëdhënie me drejtuesit e parisienëve.

Si të mos mjaftonin deklaratat, sulmuesi është bashkuar me skuadrën në grumbullim një javë me vonesë duke rritur edhe më shumë tensionin. As takimi prej tre orësh në me drejtuesit, nuk i ka dhënë zgjidhje situatës. Nejmar mbeti jashtë miqësores së parë të PSG, ndërsa pritej të ishte i grumbulluar nga trajneri Tuhel për ndeshjen e sotme kundër gjermanëve të Nuremburgut.

Megjithatë, Nejmar nuk është pjesë e listës dhe kjo duket si sinjal i pastër në merkato se lojtari do të lëvizë nga Parisi. Së fundmi, nëse rikthimi te Barcelona, Nejmar iu është vetëofruar disa klubeve të cilat kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet për brazilianin. Mes këtyre klubeve janë Juventus, Real Madrid, Bajern dhe Mançester Junajtid.

/Egi Çabeli-VipSport.al/