Nuk ka më dyshime, talenti rekordmen i Shpresave në zyrat e Lacios

Duket se është në hapat e fundit para se të marrë formë zyrtare kalimi i talentit të shpresave Anxhelo Ndrecka të skuadra e Lacios.

Mbrojtësi i cili ishte pjesë e Kievos, debutoi në elitën e futbollit italian sezonin e kaluar, teksa në moshën 17-vjeçare u shndërrua në lojtarin më të ri shqiptar që debuton në Serinë A. Së fundmi, ka qenë vetë Ndrecka, i cili më anë të një postimi në rrjetet sociale tregon se gjendet në një nga zyrat e klubit të Lacios.

Një investim me mendjen nga e ardhmja ky i drejtorit Igli Tare, ndërsa nëse gjithçka mbyllet sipas parashikimeve, atëherë Ndrecka do të jetë pjesë e ekipit Primavera të Lacios, ndërsa do t’i bashkohet edhe kolonisë së shqiptarëve te bardhekaltërit si Strakosha, Serxhio Kalaj dhe Marko Alia.

/Egi Çabeli-VipSport.al/