Nuk arriti te talenti italian, Roma një hap larg mbrojtësit të Totenhem

Në këtë momente të merkatos, klubi i Romës përveç repartit ofensiv, është fokusuar edhe te mbrojtja. Verdhekuqtë duhet të mbulojnë hapësirën e lënë bosh nga largimi i Kostas Manolas drejt Napolit. Dëshira më e madhe e drejtuesve të kryeqytetasve ishte nënshkrimi me mbrojtësin e Atalantës, Xhanluka Mançini.

23-vjeçari shihet si e ardhmja e Italisë në mbrojtje, por në fund Roma duket se nuk e bindi lojtarin dhe klubin bergamaskët, teksa këtë sezon, ndryshe nga Roma, Atalanta do të përfaqësohet në Champions League. Në këtë mënyrë, romanët janë detyruar të hedhin sytë nga mbrojtësi i Totenhemit, Tobi Alderuireld.

30-vjeçari është në skadencë kontrate me londinezët, ndërsa nuk ka rinovuar ende. Kështu, Roma kërkon të përfitojë, teksa edhe lojtari preferon të transferohet në Itali. Marrëveshja me Totenhemin mund të mbyllet në bazën e 10 milionë eurove, ndërsa Alderuireld duhet të kënaqet me një rrogë prej 2.5 milionë euro në sezon plus bonuset, teksa për momentin në Angli përfiton 4 milionë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/