Njukasëll zëvendëson Benitez, trajneri i ri nuk ishte as në listën e preferencave

Klubi Njukasëllit ka emëruar ditën e sotme zëvendësuesin e trajnerit Rafael Benitez. Trajneri spanjoll u largua nga klubi para disa kohësh, ndërsa ‘qymyrxhinjtë’ u vunë në ndjekje të trajnerit të ri. Gjatë këtyre ditëve, qarkulluan shumë emra, ndërsa u përmend edhe tekniku Hoze Murinjo. Por, luzitani i refuzoi publikisht.

Kështu, Njukasëlli ka zbuluar se trajneri i ri do të jetë Stiv Brus. Brus ishte nën drejtimin e Shefilld Uensdej, megjithatë është liruar nga posti për të marrë drejtimin e skuadrës së Premier League. Ndërkaq, nga mediat angleze është zbuluar se Brus ishte një zgjedhje nga e keqja, duke qenë se trajnerët e preferuar nga drejtuesit e klubit refuzuan njëri pas tjetrit.

Madje, Stiv Brus nuk ishte pjesë as e 10 kandidatëve në listën e zëvendësuesve të Benitez. Megjithatë, tashmë kjo temë është mbyllur dhe 58-vjeçari përgatitet të nisë aventurën e radhës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka një listë të gjatë skuadrash mes Championship-it dhe Premier League, të cilat i ka trajnuar.

/Egi Çabeli-VipSport.al/