Njeriu që realizoi ëndrrën e shqiptarëve kërkon të shkruajë sërish historinë, sot debuton në Champions

Turi i dytë i Ligës së Kampionëve, do të sjellë përballje mjaft interesante dhe një ndër to është edhe takimi mes Sutjeskës dhe APOEL-it. Kampionët në fuqi të Qipros, kanë një ndeshje të lehtë në letër, duke qenë se skuadrat malazeze nuk njihen për ndonjë sukses të madh në Europë, ku në vitet e fundit janë eliminuar edhe nga ekipet shqiptare.

Një ndeshje me rëndësi të veçantë, do të jetë për Paolo Tramexanin, njeriun që së bashku me De Biazin arritën të realizonin ëndrrën e shqiptarëve. Ata kualifikuan Shqipërinë në Europian dhe tashmë, Tramexani ka mundësi të shkruajë një tjetër histori në karrierën e tij.

Tramexani debuton sot si trajner në Ligën e Kampionëve me skuadrën të cilën arriti ta shpallte kampion në Qipro. Trajneri italian, ka luajtur në të kaluarën në Ligën e Europës kur ishte në Zvicër, ndërkohë që APOEL-i i tij ka shanse reale për të kaluar edhe në turin e tretë e pse jo, për të provuar grupet e Ligës së Kampionëve ose të Ligës së Europës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/