Një tjetër skuadër zbret nesër në fushë, kapiteni deklaroi bojkotin dy ditë më parë!

Një tjëtër skuadër e Kategorisë së Parë do të zbresë nesër pasdite në fushën e stërvitjes. Pogradeci duket se do tu thotë “stop” pushimeve dhe siç lajmëron klubi në faqen e vet në “Facebook”, seanca e parë do të zhvillohet në aneksin e stadiumit “Gjorgji Kyçyku”.

Nesr rdo të duket qartë nëse do të jenë në stërvitje titullarët, duke qenë se dy ditë më parë, kapiteni i sezonit të shkuar, Miklovan Pere deklaroi se skuadra nuk do të dalë në stërvitje pa marrë edhe rrogën e fundit të sezonit të shkuar.

Nga sa bëhet e ditur, pritet që në ekipin e parë këtë sezon të afrohen edhe disa lojtarë të rinj të talentuar nga skuadrat U-17 dhe U-19 që premtojnë dhe që do të kenë hapësira në edicionin e ardhshëm, ndërsa sa i përket merkatos do të afrohen lojtarë cilësorë krahas Liçkollarit të huazuar nga Bylisi, apo dhe Shytit e Çekiçit të rikthyer në “bazë”.

E.S./Vipsport.al/