Një ndeshje për historinë, Gjokoviç bëhet makthi i Federer dhe fiton Uimbëlldon

Novak Gjokoviç ka fituar sot Uimbëlldon për herë të pestë në karrierën e tij, pas një finaleje të jashtëzakonshme kundër 37-vjeçarit Roxher Federer. Tenisti serb është kthyer në një makth për zviceranin në turneun anglez, pasi kjo ushte hera e tretë që mundej në finale nga ai.

Ndeshja filoli mirë për Gjokoviç, numri 1 në botë, i cili shihej nga të gjithë si favorit për të fituar turneun. Ai fitoi setin e parë 7-6 dhe ndonëse humbi të dytin 6-1, nuk dukej shumë në vështirësi përballë Federer. Serbi fitoi të tretin 7-6 dhe Federer iu desh shumë punë që të bënte të tijin setin e katërt 6-4 duke shpalosur disa nga goditjet më të mira.

Kjo çoi ndeshjen në setin final, i cili pa një barazi të pazakontë mes dy tenistëve, pikë pas pike. Federer kishte mundësinë të fitonte titullin kur ishte në avantazh 8-7, por Gjokoviç anuloi dy shërbimet e tij për fitoren e turneut dhe barazoi gjithçka. Barazia vazhdoi deri në 12-12, duke bërë që për herë të parë në histori, turneu i Uimbëlldon të vendosej nga një “tie-break” në setin e fundit.

Aty Gjokoviç triumfoi 6-3, duke bërë pas 4 orë e 57 minutash lojë të tijin trofeun e 5-të që e barazon me legjendat Borg dhe Doherti, por mbetet përsëri 3 larg Federer i cili në fushat e Uimbëlldon ka marrë titullin “mbreti i barit”. /vipsport.al/