Një ndeshje i besohet edhe Jorgjit, katërshja shqiptare gjykon në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve rikthehet nesër me ndeshjet e kthimit në turin e parë, ku do të mësohen skuadrat që vazhdojnë më tej dhe ato që do të luajnë në turin e dytë të Ligës së Europës. Përveç skuadrave shqiptare në këtë kompeticion, gjithashtu do të ketë edhe gjyqtarë shqiptarë.

Enea Jorgjit i është besuar takimi mes Rosenborgut dhe Linfildit, ku ndeshja e parë është mbyllur me fitoren e norvegjezëve me rezultatin 2-0 dhe tashmë në shtëpi, e kanë më të lehtë. Jorgji do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Rudin Preça ndërkohë që gjyqtar i katërt do të jetë Kridens Meta.

Kujtojmë pak ditë më parë, ishin të tjerë gjyqtar shqiptarë që gjykonin në Ligën e Europës, duke bërë edhe paraqitje të mira. Jorgji ka gjykuar në karrierën e tij, edhe ndeshje mes ekipeve kombëtare, ku së fundmi ishte kryesor në takimin Ishujt Faroe-Spanjë, e mbyllur me rezultatin 1-4. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Rosenborg-Linfield/ 2-0

Gjyqtar: Enea Jorgji

Asistentë: Denis Rexha, Rudin Preça

Gjyqtar i katërt: Kridens Meta

Vëzhgues: Vlado Svilokos (Kroaci)

Delegat: Antonio Talariko (Itali)