Një gjyqtar 28-vjeçar për Teutën, ndeshjet e fundit i ka mbyllur 4-0

UEFA ka caktuar emrat e gjyqtarëve që do të drejtojnë ndeshjet e Ligës së Europës në këtë javë dhe skuadrës së Teutës, që luan të enjten ndaj Vetntspils, do ta drejtojë një gjyqtar nga Kazakistani.

UEFA ka caktuar 28-vjeçarin Daniar Sakhi për të gjykuar këtë ndeshje në Ventspils, një emër i cili ka pak eksperiencë në arenën ndërkombëtare, pasi ka marrë stemën e FIFA-s vetëm dy vite më parë. Ai ka gjykuar kryesisht në futbollin e moshave, me përfaqësuese e klube, ndërsa në dy vitet mëparshme ka drejtuar nga një herë në Ligën e Europës, pikërisht në turin e parë.

Në Kosovë e njohin mirë, pasi ka drejtuar dy herë ndeshje të përfaqësueses së saj U17. Ai ka drejtuar edhe sfidën që Kosova U21 fitoi 4-0 ndaj Andorrës. Ajo ishte ndeshja e tij e fundit ndërkombëtare, ndërsa para saj, kishte drejtuar një tjetër sfidë të mbyllur 4-0, atë mes Maqedonisë dhe Gjibraltarit në Ligën e Kombeve.

Asistentë të tij janë Sergei Kalaçev dhe Juri Tikhoniuk, ndërsa gjyqtar i katër është Bulat Sarijev. Vëzhgues i gjyqtarëve është Bjellorusi Alieh Çikun, ndërsa moldavi Sergiu Lisnic është vëzhgues i UEFA-s. /vipsport.al/