Nis kampionati zviceran / Gol dhe 2 asiste, Ajeti masakron Sionin e Lenjanit

Kampionati zviceran i futbolli ka filluar sot me një ndeshje spektakolare mes Bazelit dhe Sionit, që ka parë në fushën e lojës shumë futbollistë shqiptarë. Ermir Lenjani, Pajtim Kasami dhe Valon Behrami kane zbritur në fushë për ekipin vendas ndërsa Albian Ajeti e Taulant Xhaka për miqtë, me këtë të fundit si zëvendësues që në minutën e 44 të sfidës.

Ndeshja përfundoi me shifrat 4-1 për Bazelin dhe kishte protagonist absolut Albian Ajetin. Sulmeusi i talentuar, i cili ka zgjedhur që të përfaqësojë Zvicrën, shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij e pas barazimit të skuadrës vendase, ndihmoi në fitoren e ekipit me 2 asiste për golat e Zufi dhe Stoker në pejsën e dytë. Ndërkohë, një gol u shënua në mënyrë të çuditshme në potin e vet nga vetë Sioni, me pasimin mbrapa të mbrojtësit dhe portierin që nuk e kontrolloi dhe e la të shkonte sferën në rrjetë.

Natyrshëm që Ajeti u zgjodh lojtari më i mirë në fushën e lojës, ndërsa për Valon Behramin kishte shumë kritika dhe sipas “Blick”, ishte lojtari më i dobët në fushë, edhe pse u afrua te Sioni për të rritur nivelin e lojës të kësaj skuadre. /vipsport.al/