Nga Lukaku te këshillat për Uanda Nara e kuqezinjtë, Bogdani: I kënaqur me punën te Shqipëria U19

Erjon Bogdani vazhdon të jetë ende në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij si trajner, pas lamtumirës nga Shqipëria U19. Ish-sulmuesi i përfaqësueses po shfrytëzon këto muaj për të mësuar sa më shumë nga ajo që ndodh në futbollin botëror e nuk ngurron të komentojë edhe zërat e merkatos.

Në një intervistë për “TMË”, Bogdani ka treguar si është për të kjo eksperiencë e re pas shumë viteve në futbollin e luajtur, atë që mendon mbi ndryshimet më të fundit në skuadra e pankina, ndërsa nuk ngurron që të japë një këshillë edhe për çiftin më të përfolur në Itali, Uanda Nara-Mauro Ikardi

Ju keni përjetuar një eksperiencë si trajner me Shqipërinë. Çfarë keni marrë me vete?
“Eksperienca me kombëtaren më ka formuar shumë në drejtimin e punës së trajnerit. Kam qenë një vit e gjysmë pjesë e përfaqësueses dhe kemi arritur një rezultat historik si Europiani nga i cili kemi dalë me kokën lart. Jam i kënaqur edhe nga puna që kam bërë me kombëtaren U19 të Shqipërisë”.

Cili është modeli juaj i trajnerit?
Unë kam pasur fatin të njoh Konten. E di se si punon, mënyra e tij më pëlqen shumë. Por më pëlqen edhe loja e Sarrit. Niveli i Serisë A është rritur shumë, ka shumë trajnerë që janë paraqitur mirë edhe jashtë, shihni pikërisht Sarrin dhe Konten. Edhe Xhampaolo e Montela do të bëjnë gjëra të rëndësishme. Simone inzagi po paraqitet shumë mirë. Ky i ardhshmi do të jetë një kampionat i bukur”.

A po përditësoni njohuritë në pritje të një pankine të re?
“Po udhëtoj shumë, mbetem në kontakt. Ndjek shumë ndeshje. Kam shumë dëshirë të tregoj vlerat e mia”.

Në qendër të mekatos është Mauro Ikardi i cili do të largohet nga Interi…
“Ai është një sulmues i cili ka shënuar gjithmonë shumë gola. Por klubi ka bërë një zgjedhje dhe me siguri edhe pse jashtë programit, mbetet një trajner i mirë. Unë do ta shihja mirë te Napoli i Ançelotit, por edhe te Juventusi”.

E parë nga jashtë, si ju duket menaxhimi i çështjes së Ikardit?
“Nuk është diçka e bukur… Ajo është menaxherja e Ikardit. Gjërat e shtëpisë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe ato të punës jashtë. Edhe fakti që Uanda Nara shkon në TV të bëjë opinionisten dhe thotë disa gjëra nuk është i bukur”.

Xheko apo Lukaku për Interin?
Mua më pëlqen shumë Lukaku. Ai është i fortë dhe është ende i ri. Sipas meje, me fanellën zikaltër do të paraqitej shumë mirë. Ai i përshtatet lojës së Kontes”.

Hysaj mund të largohet nga Napoli, me drejtim Atletiko Madrid…
“Ka treguar se është një lojtar i mirë. Ka luajtur të gjitha ndeshjet, mund të luajë në çdo skuadër të nivelit të lartë. Ai ka qenë me mua në Kombëtare, e kam vlerësuar. Mund të luajë si mbrojtësi i djathtë, por përdor mirë edhe të majtën”. /vipsport.al/