Nga Argjentina e japin të sigurt, Milani ka akordin me sulmuesin e Atletikos

Milani ka nevojë për sulmues. Kuqezinjtë kanë aktualisht në organikë Piotek, të rikthyerin Andre Silva dhe Patrik Kutrone. Megjithatë, trajneri Xhampaoli kërkon një tjetër lojtar në ofensivë, i cili të ketë cilësi të ndryshme nga tre të parët, të cilët mbulojnë thuajse të njëjtën pjesë të fushës. Kështu. drejtuesit  e Milanit kanë hedhur sytë nga futbollisti i Atletiko Madrid, Angel Korrea.

Sulmuesi me afrimin e Zhoao Feliks te madrilenët, do të gjejë më pak hapësira se në sezonin e kaluar dhe mund të provojë një tjetër aventurë. Nga Argjentina e japin të sigurt se Milani ka arritur marrëveshjen personale me 24-vjeçarin dhe tashmë mbetet për t’u bindur klubi spanjoll.

Negociatat mund të parashikohen të vështira, pasi Atletiko pretendon të paktën 50 milionë për shërbimet e Korreas, ndërsa nga ana tjetër, njihen vështirësitë financiare të kuqezinjve. Megjithatë, Maldini mund të provoje dhe formulën e huazimit, e cila shpeshherë iu hyn në ndihmë klubeve për të mos rënduar bilancet.

/Egi Çabeli-VipSport.al/