Në stërvitje me Apoloninë, Ymeraj tregon të vërtetën për të ardhmen

Sokol Ymeraj është një nga lojtarët e rinj që Flamurtari dhe trajneri Ilir Daja aktivizoi në sezonin e shkuar duke e parë si element me perspektivë. Ymeraj dallohej për cilësitë e tij teknik, ndërsa nuk është më shumë se 20 vjeç.

Ai ka dal në stërvitje me Apoloninë, por në një prononcim që ka dhënë për “Vipsport”, tregon se si është e vërteta: “Unë kam dal në stërvitje me Apoloninë duke qenë se ndodhem në Fier, por jam ende pjesë e Flamurtarit”, thotë mesfushori ofensiv.

Sokol Ymeraj numëron 288 minuta në sezonin e shkuar me Flamurtarin, ndërsa duket se edhe karrierën aty do ta vazhdojë edhe në kampionatin e ardhshëm, ku shpreson që të luajë edhe më tepër pasi tashmë e ka eksperiencën në elitë.

E.S./Vipsport.al/