Në Shkodër prisnin sulmuesin që shkëlqeu vjet, braziliani përfundon në Sllovaki

Vllaznia po kalon një moment të vështirë në këtë merkato duke qenë se ka pasur shumë largime dhe njëkohësisht, nuk po arrin të formojë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi brazilian, Silvio Rodrigez Zhunior, i cili pritej të rikthehej në Shkodër pas pushimeve të verës, duket se i ka “tradhtuar”.

Ai ka firmosur zyrtarisht në kampionatin sllovak dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Zlate Moravces, skuadër kjo që milion në Ligën e Parë sllovake. Oferta nga Sllovakia, duket se e ka bindur brazilianin Zhunior që të largohet nga shkodranët, duke provuar një tjetër aventurë në Europë.

Sezonin e shkuar, Zhunior ishte ndër më të dalluarit në Kategorinë e Parë, i cili me golat e tij ndihmoi Vllazninë të rikthehej në Superiore. Tashmë, shkodranëve u duhet të mendojnë edhe për një sulmues pasi, pak javë më vonë do të rinisë Kategoria Superiore. /Erjon Allaraj-VipSport.al/