Ndeshje e çmendur në Ligën e Kampionëve, Ramadani: Doja barazim pa gola, por ishte e veçantë

Feronikeli ka arritur të marrë një rezultat surprizë mbrëmjen e djeshme ndaj skuadrës uellsiane të Nju Senitsit, ku vetëm në minutat e fundit të takimit arriti të barazonte në 2-2 nga 2-0 që ishte rezultati.

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani u shpreh pas ndeshjes se do të dëshironte një barazim pa gola, megjithatë për mënyrën si shkoi ndeshja, pranoi se ishte rezultat i veçantë. Një javë më vonë, Feronikeli pret në Kosovë uellsianët dhe është pranë kualifikimit.

“Ishte ndeshje e jashtëzakonshme, patjetër që jam i kënaqur me rezultatin, por dua që të luajmë më guximshëm që nga minuta e parë e ndeshjes. Treguam se ekipi e di se çka dëshiron edhe para ndeshjes isha i kënaqur me një barazim me gola, por mënyra se si erdhi barazimi e bëri më të veçantë.

Secilën ndeshje po tentojmë çdo herë e më shumë ta jetësojmë filozofinë e lojës sonë, është normale që na mungon eksperienca, por ajo fitohet në duele të tilla. Nga pikat e mira të ndeshjes, dua të veçoj lojën në ajër, ku fituam shumicën prej dueleve, sidomos gjatë fundit të takimit

Tani ky rezultat është më i favorshëm për ne, por duhet të jemi tejet të kujdesshëm, pasi luajmë ndaj një skuadre që ndëshkon çdo gabim. Në ndeshjen e dytë do të doja të shënojmë në fillim, e pastaj të luajmë një lojë të kujdesshme”, u shpreh Ramadani. /VipSport.al/