Napoli bën merkaton në dalje, për Hysajn mbetet alternativë edhe pista gjermane

Elseid Hysaj e ka mbyllur aventurën me Napolin dhe tashmë është në pritje të ofertës së duhur për të provuar një eksperiencë të re. Për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, sezoni i kaluar nën drejtimin e trajnerit Karlo Ançeloti, ishte plot ulje e ngritje ndërsa shkodrani provoi shpeshherë shijen e stolit.

Ndryshimi i skemave të Ançelotit me atë të Sarrit nuk shkoi siç ishte parashikuar dhe tashmë lojtari është i bindur për t’u larguar. Për Hysajn qëndrojnë ende të nxehta pistat në merkato, teksa nga Spanja pritet oferta e radhës nga Atletiko Madrid. Madrilenët u refuzuan në ofertën e parë për shkak se u cilësua e ulët nga presidenti De Laurentis, megjithatë pritet të ngrenë çmimin.

Kartoni i 26-vjeçarit vlerësohet me 25 milionë euro, ndërsa interesim ka pasur edhe nga Italia. Interi, Roma por edhe Juventusi janë përmendur si destinacione të mundshme. Sakaq, mbetet në këmbë edhe alternativa Shalke. Hysaj ka pëlqimin e gjermanëve, megjithatë për momentin duken mbrapa në garën për shkodranin.

/Egi Çabeli-VipSport.al/