Mysafirë të papritur për Kukësin, drejtuesit e Torinos zbarkojnë në “Elbasan Arena”

Kukësi është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës të Europa Leagues që do ta luajë me Debrecenin hungarez. Humbja 3-0 në sfidën e parë në Hungari, jep pak shpresa, e megjithatë te Kukësi besojnë te kualifikimi dhe një gjë të tillë ia ka kërkuar me ngulm skuadrës edhe presidenti Safet Gjici.

Kukësianët tashmë janë duke u përgatitur për ndeshjen e radhës të cilën do ta zhvillojnë në “Elbasan Arena”. Këto ditë, kuksianët do të stërviten në stadiumin e Cërrikut, apo dhe në stadiumin e rikonstruktuar të Sopotit.

Por, një vizitë të papritur kanë bërë në qytetin e Elbasanit drejtuesit e skuadrës së Torinos. Në rast se Kukësi kalon Debrecenin në turin tjetër përballet me italianët e Torinos, ndaje dhe drejtuesit e klubit nga shteti fqinj i kanë marrë masat deri në detaje…!

E.S./Vipsport.al/