Murinjo lëshon sinjale për të ardhmen, portugezi po mëson gjermanisht

Hoze Murinjo është një trajner i lirë teksa po pret ofertën e duhur nga klubet për t’u aktivizuar sërish në profesionin e tij. Portugezi ka mbetur pa skuadër prej momentit kur u largua nga Mançester Junajtid, ndërsa edhe pse e ka deklaruar shpeshherë se kërkon të rikthehet këtë sezon, ende nuk ka gjetur klubin e duhur.

Megjithatë, Murinjo ka lëshuar disa sinjale, teksa së fundmi është shprehur se ka nisur të mësojë gjermanisht. “ Tani po studioj gjermanisht sepse di të flas portugalisht, anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht, ndërsa gjermanishtja më mungon si gjuhë.

Por, rreth të ardhmes sime në Gjermani, nuk përjashtoj asgjë”, tha luzitani. Në këtë mënyrë, me dashje apo pa dashje, Murinjo ka nxitur kureshtjen se e ardhmja e tij mund të jetë në Bundesliga, ndërsa dy ekipet që mund t’i shkojnë përshtat ambicieve të Murinjos janë Bajerni i Mynihut dhe Borusia Dortmund, të cilat aktualisht e kanë trajnerin e tyre.

/Egi Çabeli-VipSport.al/