Muça: Një rezultat i pranueshëm, por është një 90-minutësh i gjatë për t’u kaluar

Pas ndeshjes mes Partizanit dhe Karabakut, të përfunduar me rezultatin 0-0, Shkëlqim muça mendon se të kuqtë morën një rezultat të pranueshëm, por rastet duheshin shfrytëzuar pasi në të tilla ndeshje 1 ose 2 raste krijohen. Ndërkohë, Muça shtoi se n90-minutëshi i kthimit do të jetë i gjatë.

“Rastet ishin të pakta për 90 minuta, por me skuadra të tilla 1 ose 2 raste të shfaqen dhe duhet të marrësh maksimumin. Por kjo është pak për të thënë që skuadra është mirë, një rezultat deri diku i pranueshëm.

Në qoftë se nuk pëson gol është mirë, edhe trajneri e njeh mirë kundërshtarin. Besoj se trajneri do të zgjedhë sërish të njëjtin sistem loje, është një 90 minutësh i gjatë për t’u kaluar në ndeshjen e ardhshme.  Por është një kundërshtar i fortë përballë. Dhe sulmuesit janë shumë të fortë, dhe janë të organizuar pasi kanë qenë rregullisht në Kupat e Europës”, tha Muça.