Muça dhe Starova kujtojnë legjendën Frashëri: Një emër i stampuar në emblemën e Tiranës

Klubi i Tiranës është ndarë këto ditë nga një legjendë si Fatmir Frashëri, një nga emrat më përfaqësues të këtij klubi. Për të kuptuar sa më mirë figurën e Frashërit, mjaftojnë fjalët e Shkëlqim Muçës dhe Sulejman Starovës, të cilët e kanë njohur prej afër.

“Ka qenë gjithmonë afër klubit, një trajner ku shumë breza janë stërvitur nga ai, edhe unë. Ka qenë një nga njerëzit shumë korrekt, të dashur për tifozerinë, një emër i madh i stampuara te emblema e Tiranës, janë ndër emrat që nuk do të harrohen asnjëherë, kanë lënë shenjën e tyre. E rëndësishme është që kur lë shenjë njeriu, nuk harrohet nga brezat”, tha Shkëlqim Muça në “Rubrika Sportive”.

“Ai është një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar. Në kohën kur Fatmiri luante futboll fliste edhe anglishten, ishte ndryshim i madh. Ai bënte ndryshimin nga të gjithë, brezin më të mirë të Tiranës ka kaluar në dorën e profesor Fatmirit. Është një njeri me personalitet, i njohur jo vetëm nga tifozët e Tiranës, por edhe të ekipi kombëtar. Ai gëzonte respektin e gjithë Shqipërisë, kishte emër të madh, drejtues fantastik. Tirana ka humbur dy figura të mëdha për një kohë të shkurtër, është e rëndë për të gjithë”, tha Sulejman Starova. /vipsport.al/