Mrekullia e Kallakut nuk mjafton, Teuta eliminohet ndaj makthit të skuadrave shqiptare (VIDEO)

Teuta ka arritur të fitojë ndeshjen në “Niko Dovana” përballë letonezëve të Ventspils me rezultatin e ngushtë 1-0, duke i dhënë fund në këtë mënyrë aventurës Europiane. Të besuarit e Shkënmbit, kanë qenë kërkues të golit dhe kanë dominuar takimin, megjithatë portieri i Ventspils ishte në një ditë të mirë, duke evituar disa herë rrezikun.

Për të kaluar skuadrën e tij në avantazh, ka menduar Kallaku i cili pasi bëri lëmsh mbrojtjen mike, arriti të gjente golin e avantazhit. Humbja me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë, ka bërë që Teuta ta mbyllë këtu aventurën në Ligën e Europës, me Ventspils që eliminon një skuadër shqiptare për vitin e dytë radhazi.

Minutë pas minute:

90+4′ Mbyllet takimi me fitoren e Teutës me rezultatin 1-0.

90+2’ Ventspils kryen edhe zëvendësimin e dytë dhe largohet nga fusha e lojës Vilela dhe vendin e tij e zë Alfa.

90’ Akordohen edhe 4 minuta shtesë deri në përfundim të takimit.

87’ Ventspils provon të fitojë minuta dhe merr një sulm megjithatë, ndal portieri Hidi pa problem.

85’ Teuta mbetet para dhe është Kallaku tani që ka një mundësi të mirë për të rrezikuar, por krosimi i tij në zonë është i gabuar. Zëvendësimi i parë te Ventspils me Serhiçuk që largohet dhe vendin e tij e zë Talberos.

84’ Sërish në sulm Teuta dhe pas një rrëmuje në zonë, është Arapi ai që provon të bëjë diçka por gabon.

82’ Teuta shumë pranë golit të dytë me anë të Avdylit, i cili godet nga distanca por portieri është vendimtar duke ndalur.

79’ Goditje dënimi që i përket Ventspils por krosimi në zonë është i gabuar dhe pa rrezik për portën e Teutës.

78’ Mundësi e mirë për Ventspils ku pas disa kombinimeve në gjysmëfushën e Teutës, i afrohen zonës por mungon pasimi i fundit.

75’ Tjetër lëvizje në kampin e Teutës duke larguar Beqjën dhe vendin e tij e zë Vila.

71’ Shkëmbi kryen ndërrimin e parë duke larguar Sidiben dhe vendin e tij e zë Tefik Osmani.

70’ Bregdetarët mundohen të provojnë tashmë me goditje nga distanca pasi miqtë janë kthyer në mbrojtje, megjithatë duket e vështirë.

67’ Tjetër mundësi për letonezët që nisen mirë nga e djathta dhe vjen krosimi në zonë, megjithatë Hidi del saktë duke larguar rrezikun.

64’ Mundësi e mirë për Ventspils që dalin të vetëm përballë portierit Hidi, megjithatë del saktë Hidi duke ndalur megjithëse ka mbetur i dëmtuar.

60’ Teuta në sulm në kërkim të golit të dytë dhe po i afrohet shumë, megjithatë mungon finalizimi nga bregdetarët.

56’ Vjen goditja e parë në drejtim të portës së Hidit për pjesën e dytë, megjithatë ndal portieri.

55’ Ventspils mundohet të reagojë dhe qëndron në sulm duke kërkuar hapësira, por e ka thuajse të pamundur.

50’ Ndërhyrje e ashpër në mesfushë nga ana e Kazaçok dhe kemi të bëjmë me goditje dënimi në favor të Teutës dhe karton të verdhë për Kazaçok.

48’ GOOOL Teuta! Sherif Kallaku ka realizuar një supergol, duke dribluar këdo që i ka dalë përpara dhe duke e çuar topin në rrjetë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.

46’ Nis pjesa e dytë, Teuta menjëherë në sulm dhe fiton goditjen e parë nga këndi.

45′ Akordohet vetëm 1 minutë shtesë deri në përfundim të pjesës së parë!

40’ Goditje dënimi për Teutën dhe është Avdyli ai që kroson në zonë dhe gjend Sidiben i cili shënon, por pozicioni i tij është i parregullt.

33’ Tjetër rrezik në portën e Teutës dhe pas një rrëmuje në zonë, Hidi lë portën e boshatisur, megjithatë nuk arrijnë të përfitojnë miqtë.

31’ Goditje dënimi për Ventspils dhe e nisin shpejtë me dinakëri aty ku vjen edhe krosimi në zonë, por topi kalon pasqyrën e portës.

26’ Tjetër karton i verdhë por tani është për letonezët dhe ndëshkohet Batista.

23’ Teuta dominuese provon edhe një herë tjetër të rrezikojë me anë të Kallakut por sërish është portieri ai që eviton rrezikun.

22’ Goditje këndi në favor të Teutës, aty ku krosimi i lartë gjen Arapin por ky i fundit gabon në goditjen me kokë duke e çuar topin jashtë.

21’ Mundësi kundërsulmi për Ventspilsin me anë të Seriçuk që provon të hyjë në zonë, megjithatë Hoxha e mbyll mjaft mirë edhe pse ky i fundit pretendon për faull.

16’ Mundësi e artë për Teutën por që kanë shpërdoruar vendasit aty ku Nikaç i vetëm përballë portierit gabon duke e humbur mundësinë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.

15’ Mundësi e rrezikshme për Ventspils nga e djathta me anë të Tosin dhe pas krosimit të ulët në zonë, ka edhe një faull por që i përket bregdetarëve.

14’ Goditje nga këndi për Teutën dhe pranë topit është Kallaku i cili kroson lart në zonë, megjithatë del portieri duke e ndalur topin.

13’ Goditje dënimi për letonezët ku Kazaçok provon me të parën për të goditur drejt portës, por topi përplaset te Hoxha dhe largohet më pas nga zona.

11’ Miqtë mundohen të organizohen me anë të Seriçuk, por Sidibe ndërhyn në mënyrë të gabuar duke marrë edhe karton të verdhë.

8’ Tjetër mundësi e mirë për Teutën me anë të Beqjës i cili niset me shpejtësi nga mesfusha dhe nxjerr të vetëm para portierit Nikaç, por ky i fundit është në pozicion të parregullt.

7’ Tjetër mundësi për Teutën me anë të Sidibe por topi largohet nga zona pa e rrezikuar portën e miqve.

6’ Vendasit janë më dominues në këto minuta të para duke qarkulluar topin dhe provojnë të dalin para, aty ku Bushiç dhe Avdyli janë kthyer në rrezik.

3’ Goditje dënimi për Teutën aty ku kroson Kallaku dhe vjen goditja me kokë por topi përplaset në shtyllë. Pafat vendasit.

1’ Nis takimi mes Teutës dhe Ventspils, ku vendasit kërkojnë përmbysjen.

Teuta-Ventspils 1-0
Shënues: 48’Kallaku

Formacionet zyrtare:

Teuta: Hidi, Kouro, Arapi, Hoxha, Beqja, Avdyli, Kallaku, Aleksi, Sidibe, Bushiç, Nikaç.
Trajner. Bledi Shkëmbi

Ventspils: Makhnovskui, Mshedishvili, Batista, Mamah, Alsenat, Vilela, Kazaçoks, Osipov, Tosin, Svarups, Serhiçuk.
Trajner. Igors Klosovs