Miqësorja e dytë brenda 24 orëve, Kastrioti mundet skuadra e Superligës!

Pasi mposhti ekipin e Turbinës së cërrikut me rezultatin 3-0 në testin e parë për këtë fazë përgatitore verore, skuadra e Kastriotit të Krujës ka luajtur sot me një ekip të një niveli më të lartë.

Përballë krutanëve të Ramazan Ndreut është vendosur ekipi i Superligës së Kosovës, Vushtrria që u ngjit në fund të sezonit të shkuar. Krutanët në këtë test aktivizuan të gjithë lojtarët e gatshëm, ndërsa duhet theksuar se trajneri Ndreu provoi edhe disa lojtarë që kishte në provë

Kastrioti e nisi ndeshje miqësore sot me këtë 11-she: Puja, Neziri, Çela, Guni, Rami, Ndreu, Tigani, Mehmeti, Ymeri, Marku, Bardhi.  Trajner: R. Ndreu. më pas u provuaan tërë lojtarët e gatshëm.

Siç vihet re nga sezoni i shkuar bien në sy: Bardhi, Ymeri, Marku e Çela, pa harruar edhe Pujën e Ramin, por edhe Nezirin. Shala e Ahmeti janë shënuesit e golave të fitores për ekipin kosovar.

E.S./Vipsport.al/