Milanit i ikën nga duart një tjetër mesfushor, kuqezinjtë humbasin garën me Gallatasaraj

Ditën e djeshme, Milani pa se si Roma iu rrëmbeu nga duart një emër i cili prej kohësh qarkullonte në ambientet e kuqezinjve. Bëhet fjalë për mesfushorin francez Xhordan Veretu, që tashmë është shndërruar zyrtarisht në një futbollist verdhekuq. Ndërsa, më parë ishte Interi që i rrëmbeu mesfushorin Sensi.

Dy beteja të humbura nga drejtuesit e klubit, ndërkohë Milani vazhdon jetë në kërkim të një mesfushori, ndërsa objektivi i radhës ishte Zhan Mishel Seri. 27-vjeçari është pjesë e Fulhamit, mirëpo pas rënies së skuadrës një kategori më poshtë, mendo të lëvizë në drejtim të një tjetër eksperience. Milani ishte e gatshme të investonte për futbollistin, megjithatë në garë është futur Gallatasaraj.

Skuadra turke i ka ofruar huazimin me të drejtë blerje Fulhemit, ndërsa do të paguajë edhe rrogën e plotë gjatë huazimit të lojtarit. Në këtë formë, drejtuesit kuqezinj duhet të tregohen më të shpejtë, pasi merkato nuk pushon asnjëherë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/