Milanit i bëjnë “rrëmbimin” e radhës, mesfushori që kërkohej me ngulm prezantohet te Roma

Milani ka pasur shumë futbollistë në listë për këtë merkato megjithatë, duket e vështirë të firmosë me ta. Së fundmi, kuqezinjtë ishin shumë pranë akordit me mesfushorin e Fiorentinës, Jordan Veretu deri në momentin që në garë hyri Roma.

Klubi kryeqytetas, ka arritur ta bindë më shpejt Fiorentinën për shërbimet e mesfushorit dhe së fundmi, ai është prezantuar me fanellën verdhekuqe. Në fjalën e tij të parë si futbollist i Romës, Veretu u shpreh se ndihet i lumtur që ka firmosur me një skuadër si Roma.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj në një klub të madh, me lojtarë të mëdhenj. Kam mundësinë dhe fatin që të ndajë këtë eksperiencë me të gjithë shokët e skuadrës”, u shpreh mesfushori. /Erjon Allaraj-VipSport.al/