Milani u përpoq t’i vidhte Taren, Lotito: Do paguhej më shumë e do kënaqej më pak

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, është ai që ngulmoi që Igli Tare të kthehej nga futbollist në drejtor sportiv disa vite më parë. Po përsëri numri 1 i Lacios ishte ai që e bindi këtë verë që drejtori sportiv shqiptar të mos largohej nga klubi e tij.

Lotito arriti të bindte Taren se përtej një oferte ekonomike shumë më të lartë nga Milani dhe mundësive më të mira për të ushtruar talentin e tij si një prej mjeshtrave të merkatos në Itali, kënaqësitë nuk do të ishin asnjëherë të mëdha sa ato që do të përfitonte te Lacio e cila është kthyer në shtëpinë e tij të dytë.

“Nëse Tare do të kishte shkuar te Milani, do të kishte pasur përfitime më të mëdha ekonomike, por kënaqësi më të vogla nga puna e tij”, tha Lotito në një radio të kryeqytetit, duke komentuar kështu edhe vendimin që kishte marrë Tare për të qëndruar pjesë e Lacios.

Ndërkohë, ai sqaroi edhe çështjen e Milinkoviç-Saviç. “Unë nuk kam thënë që do të largohet. Mund të ndodhë që nesër, për të kultivuar një rritje personale, ai mund të ketë pritshmërinë që të shkojë në një klub më të rëndësishëm. Kjo është arsyeja pse duhet të futemi mes klubeve më të rëndësishme në nivel europian, në mënyrë që të transformohemi në pikë mbërritje”, shpjegoi Lotito vizionin e tij, për të cilin duhet padyshim ndihma e Tares. /vipsport.al/