Milani fut në mendime Taren, kuqezinjtë ofertë tunduese për fantazistin e Lacios

Milani ka hedhur sytë nga fantazisti i Lacios, Hoakin Korrea. Drejtuesit e kuqezinjve po mendojnë të paraqesin një ofertë në drejtim të klubit kryeqytetas për argjentinasin. Klubi i Milanit është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro plus kartonin e sulmuesit Patrik Kutrone për 24-vjeëarin. Një ofertë e cila i ofrohet shifrës që pretendon Lotito.

Nëse duhet ta lejojë të largohet, presidenti i Lacios kërkon të arkëtoj 60 milionë euro. Ndërkaq, propozimi i kuqezinjve prek shifrën e 50 milionë eurove. Megjithatë,  duke qenë se në tratativë përfshihet sulmuesi Kutrone, atëherë situata mund të marrë tjetër rrjedhë.

Një tratativë e cila është ende në hapat e saj fillestare, edhe pse Milani duket se e ka seriozisht për të siguruar shërbimet e argjentinasit. Por, Korrea është një nga xhevahiret e Lacios dhe drejtori sportiv Igli Tare, do të kërkojë të marrë maksimumin financiar, nëse vendos për një marrëveshje me Milanin.

/Egi Çabeli-VipSport.al/