Mijhaloviç hedh sytë nga mbrojtësi i Kosovës, Kololli në radarët e Bolonjës

Skuadra e Bolonjës është hedhur në merkato për një lojtar të krahut të majtë, i cili të ketë aftësinë të jetë efektiv si në fazën ofensive, ashtu edhe në atë defensive. Në radarët e Bolonjës ka rënë lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli.

Futbollisti i cili aktivizohet me skuadrën e Zyrihut në kampionatin zvicerian, teksa duket se ka edhe pëlqimin e trajnerit serb të Bolonjës, Sinisha Mihajloviçc. Sezoni i kaluar ishte nga më të mirët në karrierën e 27-vjeçarit, ndërsa ishte autor i 14 golave sezonalë. Ndërkohë, paraqitje të mira ka zhvilluar edhe në Ligën e Europës, ku arriti të realizonte edhe ndaj Napolit.

Në këtë formë, Kololli ka fituar interesimin e Bolonjës. Ndërsa, për momentin ende nuk ka asgjë konkrete, megjithatë Bolonja po kryen sondazhet e para për mbrojtësin, i cili në sezonin e fundit u aktivizua me sukses edhe si mesfushor apo sulmues në korsinë e majtë të fushës.

/Egi Çabeli-VipSport.al/