

Ditën e shtunë opinioni sportiv në Itali, por jo vetëm, u trondit nga lajmi se trajneri i Bolonjës Sinisha Mihajloviç kishte rezultuar se vuante nga leucemia, sëmundje e cila ishte në gradë të avancuar. Ishte vetë tekniku serb, i cili në konferencën për shtyp deklaroi sëmundjen, ndërkohë që pavarësisht vështirësive tekniku u shpreh se nuk do të dorëzohej por do të luftonte.
Në këtë mënyrë, ish-trajneri i Milanit, Sampdorias, Torinos, deklaroi se nuk do të hiqte dorë nga skuadra. Kështu, ditën e nesërme, Mihajloviç do të filloj kurimin për të luftuar sëmundjen, megjithatë ekipin nuk ka ndërmend ta lej pas dore, ndërsa seancat stërvitore do t’i ndjekë nëpërmjet videove në telefon. Ndërkohë që do të jetë në komunikim të vazhdueshëm edhe me pjesëtarët e stafit.
Synimi i momentit për Mihajloviç është të arrijë të dalë nga spitali në kohë për të takuar ekipin para se të nisen për në Austri, megjithatë nëse nuk do të jetë e mundur një pjesë e lojtarëve do ta takojnë teknikun në spital. Megjithatë, e sigurt se trajneri 50-vjeçar po lufton me sëmundjen për t’iu rikthyer sërish normalitetit dhe për të ushtruar profesionin e tij.
/Egi Çabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Ndodh edhe kështu, trajneri i shumëkërkuar i Lajpcigut bën për spital asistentin
Julian Nagelsman është një nga emrat.
U mburr para Terim, Gallatasaraj pezullon Kampionin e Botës e do ta kthejë te klubi ku nuk do të luajë
Skuadra e Romës mund të përballet.
FOTO / Xherard rinovon me Rejnxhërs, gafa e firmës bën xhiron e rrjetit
Stiven Xherard ka bindur drejtuesit e.
Klauzolë sekrete apo jo? Guardiola sqaron gjithçka rreth të ardhmes së tij
Lajmi se Pep Guardiola mund të.
Leave a Comment