Mesfushori shqiptar mbyll aventurën në Rumani, përfundon në Serinë C italiane

Karriera e Elvis Kabashit ende nuk ka marrë formën të cilën pretendonte mesfushori shqiptar. Futbollisti, i cili më parë ka qenë pjesë edhe e të rinjve të Juventusit, së fundmi ishte transferuar në Rumani, teksa ishte pjesë e Dinamos së Bukureshtit.

Në fakt, ky ishte një hap i madh për Kabashin, megjithatë gjërat nuk shkuan sipas planit, ndërsa 25-vjeçari nuk arriti të bindë rumunët për të firmosur një kontratë. Kështu, Kabashi u rikthye sërish në Itali, në ndjekje të një klubi të ri.

Ndërkaq, ka qenë skuadra e Renates në Serinë C, e cila ka zyrtarizuar transferimin e Kabashit. Mesa duket mesfushori është bindur nga këta të fundit, ndërsa do të nisë karrierën në Itali nga skuadra e Renates. Në këtë skuadër, aktivizohet edhe mesfushori tjetër shqiptar, 20-vjeçari Armand Rada.

/Egi Çabeli-VipSport.al/