Mesfushori i Kosovës përfundon aventurën te Brondbi, i hapur për alternativa të reja

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi me shumë mundësi i ka mbyllur llogaritë me skuadrën e Brondbi.  24-vjeçari ishte pjesë e skuadrës daneze prej vitit 2017, mirëpo mesa duket tashmë po kërkon alternativa të reja në karrierë.

Në fakt, mesfushori me tipare sulmuese ka edhe një vit të mbetur në kontratë me Brondbin, por mesa duket palët kanë vendosur të ndahen. Në sezonin e kaluar, Besar Halimi u aktivizua për 15 ndeshje, teksa realizoi një gol dhe koleksionoi tre asiste.

Futbollisti e ka filluar karrierën në Gjermani, me skuadrën e Nurenberg 2, ndërsa gjatë karrierës ka qenë pjesë e Maincit, edhe pse u huazua nga këta të fundit. Ndërkaq, prej vitit 2015, Besar Halimi është pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës, duke shënuar edhe një gol me Dardanët.

/Egi Çabeli-VipSport.al/