Merkato, Bylisi planifikon 4 afrime në merkaton e verës

Një portier, një mbrojtës qendre, një mesfushor qendre dhe një sulmues janë synimet e ballshiotëve në merkato. Tratativat vijojnë çdo ditë, me lojtarë që kanë qenë pjesë e Superiores në sezonin e shkuar, por edhe me të huaj, në Afrikë, Bosnjë, Maqedoni.

Gjithsesi, drejtuesit e kanë të qartë strategjinë dhe nuk duan që të nxitohen. Duke qenë se pjesa më e madhe e skuadrës është, lojtarët që do të zëvendësojnë largimet, duhet që të bëjnë diferencën dhe duhet që të jenë shumë cilësorë. Në Ballsh, në këto dy vitet e fundit kanë punuar me mend, duke afruar talente, por edhe lojtarë cilësorë.

Baza e skuadrës është që nga sezoni i shkuar, ndërsa me katër përforcimet që do të vijnë, Bylisi do të synojë që të ndërtojë një ekip që të mos e diskutojë mbijetesën, duke ditur konkurrencën por edhe vështirësisë e mëdha të garës në Superiore.

E.S./Vipsport.al/