Mëneri: Skënderbeu si vetingu i gjyqtarëve, dy gjëra të ndryshme të jesh fajtor e të gjesh provat

Fatmir Mëneri, gazetar i njohur sportiv, mendon se çështja e Skënderbeut nuk duhet parë gjithmonë nga jashtë, si një problem i shkëputur nga fenomeni. Në “Rubrika Sportive”, ai argumentoi se nuk besonte se Eduard Dervishi ishte personi që kishte ndikuar në dënim.

“Ajo që më ka shqetësuar është që mbrojtja është të thuhet që nuk ka prova. Unë them që është krejt tjetër gjë të kesh pretendime për mungesë provash e tjetër gjë të kesh qenë fajtor për ato prova. Duhet pyetur e ka trukuar Skënderbeu në pjesën europiane se shqiptare ky nuk mendohet që do të merrte zgjidhje se kanë mbërritur shumë dosje në federatë. Nëse do të arrihej te provat siç thuhet, duke arritur te provat e përgjimet, kemi të bëjmë me arrestime publike. E kam komentuar që është një lloj vetingu, ky modul gjykimi, se ajo që po ndodh me gjyqtarët që largohen nga sistemi është si Skënderbeu nga kupat, jo se kapen me presh në duart por se nuk justifikojnë pasurinë, meqë nuk e justifikojnë kanë korrupsion brenda e ndaj largohen.

Në të njëjtën mënyrë, moduli i përgatitur me njerëzit, e historikun e skuadrës çojnë në një përfundim dhe fakti që në të tre shkallët e gjykimit është ruajtur ky vendim, është përpjekje për të ruajtur futbollin brenda futbollit, pa dashur të ndërhyhet me prokurorë. Të vjen keq kur bëhet fjalë për Skënderbeun, skuadër që na ka bërë krenarë, sidomos kur drejtohej nga ilir Daja dhe ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme në grupet e Ligës së Europës. Të vjen keq po futbolli do të mbronte veten, fatkeqësisht i ndodhi Skënderbeut.

Dervishi? Unë nuk e pranoj për dy arsye. Për arsye personale, se kam qenë në fillime të “Sport Ekspres” kur Dervishi ka qenë në krye të FSHF. Ai ka qenë një nga njerëzit po e po profesionistë, por edhe një nga ata që diti t’i rezistojë tundimit të shtetit. Qëndrimi i tij ishte realisht ndër më të zgjuarit e kurajozët e u mbështet fuqimisht nga UEFA e FIFA, ndaj kjo e hedh poshtë. E hedh poshtë pastaj duke u nisur mbrapsht me logjikë se nëse në gjykime të tilla madhore, një dënim 10-vjeçar, në UEFA merren mbas shijesh personash e grupesh armiqësore, atëherë futbolli ka marrë fund”, tha Mëneri. /vipsport.al/