

Në Madrid ka një çështje sa i përket largimit të Bejl që tashmë duket se është i pashmangshëm. Zinedin Zidan e la në stol në ndeshjen miqësore ndaj Bajernit dhe pas ndeshjes u shpreh se do të largohet nga skuadra, duke shtuar se është më mirë që të largohet sa më shpejt.
Kjo deklaratë, nuk i ka pëlqyer aspak menaxherit të futbollistit, Xhonatan Barnet i cili ka akuzuar Zidanin se është ai, personi që nuk do Bejlin në skuadër. Sakaq, u shpreh se futbollistit uellsian, do të largohet në momentin që do vetë dhe jo kur Zidan të dojë.
“Zidan është për turp duke mos ditur t tregojë respekt për një futbollist që ka bërë shumë për Real Madridin. Bejl do të largohet nga Reali, vetëm në momentin që ai do vetë dhe jo sepse Zidan do që të largohet. Ne jemi duke punuar për të ardhmen e tij dhe Zidan nuk e do në skuadër”, u shpreh Barnet. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Zhoao Feliks gabon shumë, Atletiko ndalet përsëri e rrezikon Europën
Atletiko Madrid ka hedhur një tjetër.
Mendja te Champions, Ajaks mundet në shtëpi pas dy vitesh
Merr fund ecuria pa humbje e.
Interi nuk ia del dot ndaj Romës, kryesimi përsëri në rrezik
Roma ka ndalur marshimin e Interit.
De Biazi si Reja, mbron Ançelotin: Nuk është se u budalleps nga një moment në tjetrin
Pak javë në parë Edi Reja.
Leave a Comment